Stuhia-Gjelbert


Psikologji

  Katërmbëdhjetë urdhëresa për të menduar pozitivisht



Eshte optimizmi ai që na sjell lumturinë. Ta shohësh botën me gjithë ngjyrat e saj, në të kundërt destinacioni do të biesh në depresion. Për këtë qëllim nevojitet filozofia e buzqëqeshjesh, të paktën këtë sugjeron psikologu. Sipas këtij të fundit ndjenja e të qenit i plogësht, na bën që të jemi pesimistë, edhe atëherë kur adrenalina e situatës ku po jetojmë mund të jetë në maksimum. Braktisni këtë situatë dhe ndiq me kujdes katërmbëdhjetë urdhëresat që ju bëjnë të mendoni pozitivisht. Katërmbëdhjetë urdhëresat e të menduarti pozitivisht, lidhen me të qenit i lumtur, edhe atëherë kur gjendja jonë shpirtërore është poshtë. Sipas një studimi të kryer nga Erasmus University në Rotterdam, shumë prej të anketuarve edhe pse jetojnë në një shoqëri mjaft të përparuar arrijnë që të preokupohen edhe për gjërat më të vogla. Kjo gjë i bën ata që të mos ndihen të lumtur, duke u shqetësuar jo vetëm pë problemet personale, por edhe rreziqet globale, të cilat na heqin kënaqësinë e të jetuarit brenda normave që nuk na krijojnë stres.

1. Merru me diçka
2. Shoqërohu me miq
3. Duhet të jesh prodhimtar
4. Organizohu ndryshe
5. Mos u shqetëso
6. Ridimensiono frymëzimin
7. Mendo pozitivisht
8. Mendo për të tashmen
9. Puno në një personalitet të shëndoshë
10. Zhvillo një personalitet të shoqërueshëm
11. Duhet të jesh vetvetja
12. Elimino ndjenjat negative
13. Kultivo raportet intime
14. Konsideroje lumturinë si prioritetin numër 1
\



    Mungesa e gjumit, armiku i nenave qe punojne



Nënat që punojnë janë gjithnjë e më të stresuara nga mungesa e gjumit, sipas një ankete të realizuar nga revista britanike "Mother and Baby". "Prindërit sot kanë shumë pak kohë, fëmijën e ndjejnë stresin e prindërve të tyre dhe qëndrojnë zgjuar. Në vitet '60 ose '70, pjesa më e madhe e nënave nuk punonin dhe nuk ishin kaq të shqetësuara, kur bëhej fjalë për të vënë në gjumë fëmijët", shpjegon Elena Dalrymple, kryeredaktore e revistës, e cila e ka realizuar sondazhin me anketimin e 2 000 nënave britanike. Anketa tregon se nënat e të porsalindurve kanë më pak kohë për të fjetur në krahasim me para tridhjetë vjetësh, tri orë në krahasim me pesë orë që kishin nënat e tyre. Sipas sondazhit, mungesa e gjumit prek fillimisht, sipas nënave të reja, aftësinë e tyre në punë. Tridhjetë e shtatë për qind e këtyre grave, pranojnë se mungesa e gjumit mund t'i çojë deri në depresion. Anketa tregon gjithashtu se 68 për qind e nënave ndjenin nevojën për të parë fëmijën e tyre kur janë në punë dhe 70 për qind ndihen fajtore që i kishin lënë. Shumica e këtyre grave (84 për qind) pranojnë se duhet të merret me pjesën më të madhe të punëve në shtëpi, edhe kur punojnë me kohë të plotë.



Zhurmat e rruges, permiresojne kujtesen tek femijet


Të ndodhesh pranë një rruge të zhurmshme nuk e pengon aftësinë e fëmijës për të lexuar, por aktualisht mund të përmirësojë kujtesën e fëmijës, bëri të ditur një studim. Megjithatë banimi pranë një aeroporti apo piste fluturimi sjell dëmtime të dukshme. Në bazë të një studimi me 2 800 fëmijë të moshës nga 9-10 vjeç nga 90 shklolla fillore pranë tre aeroporteve kryesore, Barajas në Madrid, Shipol në Amsterdam dhe Heathroë të Londrës, bëhet e ditur se aftësia lexuese e fëmijëve të ekspozuar në nivelet e larta të zhurmës së aeroplanëve ishte ngadalësuar me një ndryshim pese decibel. Nga ana tjetër, ekspozimi ndaj zhurmës së trafikut rrugor nuk vononte aftësinë për të lexuar dhe papritur u zbulua se ndihmonte kujtesën në këtë moshe fëminore. Megjithatë një kombinim i të dy zhurmave shoqëroet me shtim të stresit dhe reduktim të cilësisë së jetës tek fëmijët.


    30 arsye për ta blerë një veshje


1. Ajo është në shitje.
2. Madona mbante veshur një të tillë në 1960.
3. Ajo është tepër e shtrenjtë.
4. Ajo është shumë e ngushtë.
5. Kam takim nuk mund të shkoj në këtë gjëndje.
6. Tashmë kam 12 palë pantallona.
7. Jam mërzitur tashmë me të njëjtat këpucë.
8. I pëlqej shumë komplimentat.
9. Me dietën time, kursej 4 mijë lekët e ushqimit në ditë
10. Nuk kam asgjë të hajrit për të veshur.
11. Pas ngritjes në detyrë, duhet të ndryshoj garderobën
12. Pas uljes së çmimit, bli edhe një tjetër veshje.
13. Pas blerjes me shumicë më nevojitet një taksi.
14. Nëse unë nuk e blej, do ta blejë miku im i ngushtë
15. Sa e bukur të pëlqen shumë që në fillim.
16. Më pëlqen shumë të dukem më e pasur se padroni im.
17. Gjithë mikeshat e mia, kanë blerë diçka të re
18. Nuk kam blerë asgje brenda këtij muaji
19. Edhe pse mamaja nuk e pëlqen përsëri do ta blej
20. Më ka ngelur fiksim që nga viti i kaluar një veshje.
21. Ajo është dekolte, jam e sigurt që do të bie në sy.
22. Ngjyra blu bën më të dukshëm dhe ngjyrën e syve
23. Më mirë veshje të reja sido që të jenë ato.
24. Shitësja është e sjellshme.
25. Veshja nuk më pëlqen, e kthej në dyqan brenda 10 ditëve
26. Ajo më rri fiks (shumë mirë)
27. Unë dua të fitoj gjithmonë, atë që dua e marr patjetër.
28. Të tjerët e aprovojnë mendimin tim
29. Ajo shkon me gjithcka
30 Ajo nxjerr në pah, vlerat e mia



          Vetevrasjet e kane zanafillen nga femijeria


Eksperte nderkombetare te shendetit te te miturve, kane zbuluar se kur nisin per here te pare mendimet tek njeriu per t'u vetevrare. Qellimi i studimit ne fjale, i cili pritet te publikohet ne Asamblene e Ministrive te Shendetesise ne Shtator, ishte te zbulonte sjelljet e rrezikshme qe kishin femijet qysh ne moshe te hershme, me qellim qe te parandalonin nje sere semundjesh. Studimi ne fjale tregon se shume probleme shendetesore dhe psikologjike qe shfaqen ne moshe te rritur e kane zanafillen tek femijeria, ne kete grup sjelljesh te rrezikshme perfshihet edhe vetevrasja. Kjo nuk mund te konsiderohet nje semundje mendore, pasi behet fjale per sjellje te cilat e kane origjinen nga femijeria, kur kjo grupmoshe piketon per here te pare ne tru sjellje me rrezik karshi vetvetes dhe ketu ndikojne shume faktore, mes te cileve jane ato shoqerore dhe familjare, shpjegojne specialistet. Nderkohe qe studimi ka nxjerre ne pah se edhe semundje te tilla si obezia apo probleme te tjera mendore, e kane origjinen ne kete pike referimi, e cila ka nje ndikim shume te madh tek keta persona ne te ardhmen e tyre.







Gjeste te ndergjegjshme e te pandergjegjshme


Me qente dhe me femijet, perdorim ne menyre te pavetedijshme gjuhen jo verbale, por ne te vertete e perdorim pak a shume ne menyre te pandergjegjshme sa here qe komunikojme me dike. Kryesisht ne situata te veshtira, si takimi i pare apo nje interviste pune, kur nuk mund ta shprehesh me fjale ate qe mendon ne te vertete. Por ka akoma me shume ne gjestet tona. Ne vitet pesedhjete disa shkencetare studiojne sjelljen e disa pulebardhave dhe do te verejne nje sjellje te cuditshme: ekzemplari i cili nuk mund te ciftezohet fillonte te cukiste ne menyre frenetike ne toke. Etologet e shpjegojne si nje menyre per shkarkuar energjine seksuale. Edhe pse sjellja e kafsheve nuk mund te krahasohet me ate te njerezve, shume gjeste te vogla te pandergjegjshme, qe bejme ne situata te caktuara (per shembull te spostojme qafen nga mbrapa kur qeshim, te spostojme floket, apo te luajme me disa objekte). Keto ne menyre te pandergjegjshme mund te sherbejne per te ulur tensionin, i cili vjen nga energjia seksuale e mbyllur. Seksi eshte nje nga nevojat biologjike me te rendesishme dhe primare, e paraprire vete nga nevoja per te ngrene, per te pire dhe per te fjetur. Por qe kemi mesuar ta kontrollojme mire, duke krijuar tensione te cilat shprehen ne situata te caktuara, pa e kuptuar, nga gjuha e trupit.






A ndikon ngjyra e kuqe, per te pasur sukses ne sport ?


Ajo shkakton tërbim tek demat, tregon rrezik me anë të dritave të trafikut dhe ka të bëjë me humbjen e kontrollit, por në aktivitetet sportive ngjyra e kuqe duket se u jep atletëve meshkuj epërsinë konkurruese. "Ne kemi treguar, veçanërisht në sportet konkuruese dhe sportet e rënda luftuese brenda Lojërave Olimpike, se ngjyra e kuqe duket se i jep një avantazh personave që e veshin atë", bëri të ditur në një intervistë Russel Hill, i Universitetit Durham në Angli. Hill dhe kolegu i tij Robert Barton zbuluan se nëse dy atletë janë njëlloj te aftë dhe të zotë, veshja e ngjyrës së kuqe mund të prishë ekuilibrin. Në shumë lloje kafshësh, e kuqja ka të bëjë shumë me nivelet e testosteronit. Ajo tregon vlerën e mashkullit, zotërimin dhe aftësinë konkuruese por nga studimi, i publikuar në revistën shkencore "Nature", mendohet të jetë e para që ekzaminohet për ndikimin e saj tek njerëzit. Sesa saktësisht e kuqja jep një avantazh konkurues është e panjohur, por Hill shprehet se mund të ndihmojë të krijojë një dallgë testosteroni në konkurentin që e vesh atë. "Në të njëjtën mënyrë ajo mund të shkaktojë ndrydhje mes kundërshtarëve. Të dy këto fenomene mund të ecin paralel", shtoi ai.

Çfarë ndodh mes partnerëve që ngjajnë nga pamja fizike?

  Të ngjashmit...të tërheqin më shumë

Arti i joshjes? Është po aq i lashtë sa edhe bota. Pavarësisht përpjekjeve për të deshifruar sekretet e këtij arti, mbetet gjithmonë diçka e paqartë, sidomos mekanizmat e atraksionit. Midis hulumtimeve mbi të fshehtat e tërheqjes, mbetet gjithmonë njëri që të çudit, joshja midis personave të ngjashëm. Në morinë e rasteve të studiuara, joshja që niset pikërisht nga ngjashmëria rezulton si më e forta dhe lidhja që ndodh pas saj si relativisht më jetëgjata. Por edhe krizat që mund të provojë, si më të fortat, krahasuar me çiftet e tjera. Midis të ngjashmëve gjithçka është shumëfish më e spikatur.

Psikologu anglez Ian-Pentonk-Voak , pohon se ngjashmëria që në pamje përbën elementin themelor të tërheqjes. Më pas është hetuar mbi pëlqimet, hobet, objektet që përdorin partnerët dhe gjithçka tjetër. Ka rezultuar se sa më shumë ngjashmëri të kenë partnerët në këto gjëra, aq më shumë shanse ka që tërheqja e tyre të bëhet më e fortë. Por ka një gjë. Tërheqja dështon, edhe pse ajo është prezent, tek çiftet të cilat nuk kanë ndonjë konsideratë për pamjen e tyre. Kështu për shembull nëse një person gjen një të ngjashëm, ai joshet, por nuk e vlerëson pamjen fizike të tjetrit, duke u nisur nga gjykimi i keq që ka në fakt edhe për pamjen e tij fizike. Ky është rasti i vetëm ku psikologët pohojnë se joshja dështon.





      Mekanizmat e gjenialitetit


A dallohen gjenitë nga të rëndomtët me ndonjë shenjë veçuese?
Studimet psikologjike, të realizuara viteve të fundit dhe studimi i jetave të njerëzve të mëdhenj, sollën një përfundim të përbashkët: nuk ekziston profili tipik dhe sjellja tipike e gjeniut. Mirëpo, sipas dr. Burginjonit, specialist i mjekësisë nukleare, "shkrepja" kreative e gjeniut shpjegohet me shkathtësinë e mendjes që shumë shpejt t'i njeh format.
Kreativiteti origjinal ndonjëherë është i ndërlidhur edhe me stimuluesit artificialë: me alkool, medikamente dhe më së tepërmi me narkotikë. Në këtë mënyrë poeti Anri Misho dhe letrari Oldos Haksli publikisht përdornin halucinogenët. Mos t'i përmend edhe yjet e rokut të skenës botërore të viteve të gjashtëdhjeta, siç ishin Beatles që me ndihmën e LSD-së komponuan "Sgt. Peper's Lonely Hearts Club Band", e Bob Dilani "Blonde on Blonde". Në po këtë epokë, me mija muzikantë të tjerë merrnin këtë apo atë narkotik, por nuk arritën të tregojnë kurrëfarë kreativiteti gjenial. Pra, narkotikët nuk krijojnë gjenialitetin. Vetëm munden, në disa raste, ta nxisin atë, mirëpo më së shumti - ta shkatërrojnë. Po ashtu, kreativiteti gjenial mund të jetë i lidhur edhe me sëmundjet mentale dhe në mënyrat tjera. Kështu, individët me çrregullime psikike, madje edhe njerëzit e rëndomtë, befas mund të zbulojnë në vete aftësinë mahnitëse të inovacionit në ndonjë fushë konkrete. Mund të ndodh që ndonjë segment i personalitetit të shkoqitet, duke realizuar në këtë mënyrë autonominë e plotë dhe fuqinë e veçantë. Kështu një skizofrenik kishte zbuluar 16 gjuhë artificiale, secila me fjalorin e begatshëm prej disa mijra fjalëve! Natyrisht, nuk rezultojnë të gjitha sëmundjet mentale në gjenialitet, sikur që as të gjithë gjenitë nuk janë me mendje të çrregulluar; për shembull, Emil zola veten e konsideronte të çmendur, e që aspak nuk ishte, përkundër faktit që dhjetë vjet radhazi vizitoi psikiatrin e vet dr. Tuluzin.




Dërgonte shumë SMS dhe e shtrojnë në psikiatri


Një 19 vjeçar skocez është shtruar në një spital psikiatrik , identifikuar si një rast i veçantë varësie nga e-mail dhe sms.
Djali i ri ne një vit harxhoi 16.000 euro duke derguar mesazhe me celular . Djali , ku shtypi i ka vënë emrin ‘Steven’ kishte lënë vëndin e punës mbasi shefi i tij zbuloi që kishte dërguar në një muaj 8000 e-mail.
Djali deklaroi që pjesa më e madhe e e-mail ishin mes tij dhe të dashurës së tij. Steven dergonte mesatarisht 1000 sms në javë.’Kur shikon celularin dhe shikon se ke marrë një mesazh mendon se kush mund të jetë . Është si një loj ping-pongu, dërgon një dhe menjëherë të vjen një tjetër’, ka thënë i riu në BBC.Psikologët ku djali po kurohet , thonë se kanë 25 vjet që merren me çështje që kanë të bëjnë me raste varësie nga diçka por kur nuk janë ndeshur me një rast të till.



Mir Se Vini !